Haradinaj në Akademinë Përkujtimore: Falë Ilir Konushevcit, lufta në Dukagjin nuk u shua

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Me rastin 21 – vjetorit të rënies së dy dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur një akademi përkujtimore, raporton Ekonomia Online.

Me një fjalë rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ilir Konushevci ishte ndër luftëtarët më të rinj dhe si i ri ishte ndër të parët në veprimet e para me themeluesit e UCK-së.

“Jemi sot së bashku me familje të dëshmorëve nga të gjitha trojet e atdheut faleminderit për nderon që bëni duke nderuar një ditë që është dhimbjes por edhe një ditë që është porosisë që për të drejtën tonë dhe atdheun shqiptarët gjithmonë do jenë bashkëkujtojmë sot një ditë më ndryshe. Ilir Konushevci ishte ndër luftëtarët më të rinj dhe si i ri ishte ndër të parët në veprimet e para me themeluesit e UÇK-së. Kjo është betejë që duhet ta vlerësojmë si të këtillë. Rritja e UÇK-së dhe marrja e përgjegjësive në një luftë të një përballje frontale ishte një kapërcim i madh ishte një projekt i madh dhe shumë i vështirë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se rënia e  f Ilir Konushevcit nuk ishte e rastësishme, ngase kontributi i tij ka qenë i vecantë. Ai tha se fal tij ufta e UCK-së u forcua për t’u mos u shuar asnjëherë.

“Falë Ilir Konushevcit ka ndodhur pranvera më e fuqishme e luftës ndonjëherë, kanë hyrë mijëra e mijëra armë falë e tij në Kosovë ai ka qenë garanci se lufta në Dukagjin nuk është shua. Rënia e tij nuk është befasi duhet ta kuptoni, rënia e tyre nuk duhet asnjëherë të shihet ndryshe përveç se ata kanë ra në kontributet e tyre për atdhe dhe kontributi i tyre ka qenë i veçantë. Jam i bindur që akti madhor i familjes së Hazir Malës është një porosi që më s’kemi me bë lufta në atë pjesë por do ta mbrojnë atdheun”, tha Haradinaj.

Ndërsa gjenerali i luftës, Kudusi Lama, tha se Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj përbënin rrezik të madh për armikun, duke shtuar se gjaku i tyre bëri që të jenë dy shtete shqiptare në Ballkan.

“Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj kishin arritur të krijonin bindjet për armiqtë që qenia dhe veprimtaria e tyre përbënte kërcënim të madh për pushtuesit. Iliri dhe Haziri fituan ata edhe sot janë gjallë më hapësirat e atdhëu të tyre ndërsa armiku u asgjësua për përgjithmonë. Ishte gjaku i dëshmorë si Iliri dhe Haziri që bën të jemi dy shtete shqiptare në Ballkan”, tha ai.

Ai pati edhe një mesazh për politikanët e dy shteteve shqiptare.

“Ndërsa këtu së bashku me Ilirin e Hazirin dua të ju them një fjalë drejt politikanëve që të shikojnë fjalorin e tyre e t’u referohem më shpesh fjalëve si komb e atdhe”, përfundoi ai.

Ndërsa, Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se Ilir Konushevci në hierarkinë ushtarake ishte një ndër figurat më të rëndësishme në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Çdo përvjetor na kthen mbrapa në historinë tonë për të përkujtuar dëshmorët. Ti nderojmë dhe ti respektojmë këto vlera kombëtarëve që dëshmorëve i kushtuan me gjak”.

Ndërsa Lahi Brahimaj tha se Kosova tash është e lirë dhe se s Kosova ka nevojë të jep djem siç ishin Iliri e Haziri”.

“Iliri ishte një nga themeluesit e UÇK-së. Ai erdhi në Kosovë dhe sjelli armatimin për luftëtarët që vërtetë luftonin edhe me plumbin e fundit. Mund të ju themi që sot Iliri flenë i qetë me të gjithë shokët e tij në tokën e Kosovës”.

Ndërsa vëllai i Ilir Konushevcit, Artoni tha se janë ende duke pritur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur 19 vjet më parë.

 “Jemi në pritje të së vërtetës dhe asaj çfarë ka ndodhur”.

Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala.

Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerilasve në Kosovë. 

Vrasja e tij më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

Të ngjashme