Haradinaj në BIK: E gëzofshim Bajramin në harmoni fetare, siç dimë ne shqiptarët

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 09:51 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haradinaj ka uruar qytetarët për këtë festë, duke thënë se e festojmë atë në harmoni fetare siç dinë shqiptarët.

Ai shtoi se Qeversë i intereson besimi prandaj janë në BIK.

“Sot bashkë me kabinetin kemi ardhur te Bashkësia Islame për të uruar Fitër Bajramin, duke i përgëzuar për këtë festë, e gëzofshim si është më së miri,  në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët. Qeverisë i intereson edhe ana shpirtërore dhe besimi, pra jemi këtu si qeveri të urojmë Fitër Bajramin”.

I pyetur nëse e ka falur Bajramin në xhami, Haradinaj tha se këtë për të e ka bërë myftiu Tërnava.

“Mytfia e ka falë për mu”.

Në këtë vizitë, Haradinaj u shoqërua nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministra nga kabineti i tij.

Pritja tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në ora 12:00.

Të ngjashme