Haradinaj në Klinë: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet serbe

Klinë | 04 Pri 2019 | 13:29 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në Ditën e të Pagjeturve të Komunës së Klinës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se masakra e Kralanit në Klinë është një nga masakrat më “makabre” që kanë ndodhur në Kosovë.

Prandaj sipas kreut të ekzekutivit institucionet dhe populli i Kosovës nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Ajo që Klina i ka dhënë çdo herë Kosovës është pamja më e mirë e shqiptarit. Dita e përkujtimit të të pagjeturve të luftës në Klinë, na shërben gjithë neve për me e kthyer tragjedinë në forcë. Në masakrën e Kralanit janë ekzaltuar 86 civilë shqiptarë të kësaj komune, por edhe shumë qytetarë të kësaj komune janë masakruara gjithandej Kosovës”.

“Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar i përsëritet historia. Nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi që ekzekutorët të sillen para drejtësisë që të gjendet fati i të pagjeturve”.

Haradinaj shtoi se Qeveria së shpejti do të avancojë statusin e familjarëve të të pagjeturve.

“Ju siguroj që si Qeveri jemi intensivisht në punë, do të keni avancim të statusit ligjor të kategorisë së familjeve. Nuk do ta fshehim asnjëherë dobësitë dhe mangësitë tona si Qeveri nuk kemi të drejtë me u ankuar, por jemi këtu për t’i kryer punët që na i besojë qytetari i Kosovës”.

Kryetar i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se Kosova nuk do të ishte e lirë pa sakrificë e pa luftën e UÇK së, pa përkrahjen e BE-së, ShBA së dhe NATO-s.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të ushtrojnë presion mbi Serbinë që të ndriçohet fati i të pagjeturve.

Nga këtu kërkojmë që institucionet vendore dhe ndërkombëtare të ushtrojnë presion mbi Serbinë që të ndriçohet fati i të pagjeturve.

“Jemi tubuar me moton ‘Në dhembjen e 4 Prillit’, në 20-vjetorin e kësaj date të shënuar për të kujtuar këtë ditë të dhembjes dhe krenarisë sonë. Plagë kjo që rëndon në shpirtrat tonë që la lufta dhe gjenocidi serb në periudhën e luftës”.

“Popullata e pa fajshëm e Komunës sonë u detyrua dhunshëm të ikin drejt Shqipërisë nga vendi i tyre në Kralanin. Forcat ushtarake serbe i ndalojnë qindra qytetarë të cilët qysh nga ai moment u zhduken, e për fatin e shumë prej tyre akoma nuk dihet sot”.

“Masakra e Kralanit dhe shumë masakra tjera janë dëshmi se Serbia nuk shkaktoi vetëm luftë por  mundua ti humb gjurmët që shkaktoi gjatë luftës. Kosova shënoi 20-vjetorin e çlirimit e cila nuk do të vinte pa sakrificë e po e kujtojmë pa luftën e UÇK së, pa përkrahje të BE pa përkrahje të ShBA së dhe NATO-s. Nga këtu kërkojmë që institucionet vendore dhe ndërkombëtare të ushtrojnë presion mbi Serbinë që të ndriçohet fati i të pagjeturve”.

Nexhmije Gashi, përfaqësuese e personave të zhdukur, tha se presin nga institucionet që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.  

“U bënë 20-vjet humbje dhe dhimbje për zbardhjen e fatit të Pagjeturve të Klinës. Presim që institucionet të bëjnë gjithçka për të zbardhur fatin e tyre”.

Fillimisht kryeministri Haradinaj, është pritur nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe ka bërë homazhe te lapidari i martirëve, ku janë të shënuar emrat e të pagjeturve të kësaj komune.  

Fillimisht kryeministri Haradinaj, është pritur nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe ka bërë homazhe te lapidari i martirëve, ku janë të shënuar emrat e të pagjeturve të kësaj komune.  


Të ngjashme