Haradinaj në mediat britanike flet rreth vizionit të Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 13:08 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj po qëndron në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Londrës për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Londër, Haradinaj ka dhënë një intervistë edhe për rrjetin televiziv CNBC ku ka folur për vizionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi partneritet direkt dhe të besueshëm me Britaninë e Madhe, siç e kemi me ShBA-të dhe vendet tjera Evropiane dhe po punojmë që kjo marrëdhënie të avancohet më shumë, në fushën politike dhe ekonomike.Sot pata rastin që në studiot e rrjetit televiziv CNBC në Londër, përballë Hadley Gamble dhe Joumanna Bercetche në një intervistë direkte për audiencën ndërkombëtare, të ndajë vizionin e Kosovës për rrugëtimin euro-atlantik dhe të ftojë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Pjesë nga kjo intervistë mund t’i ndiqni edhe në linkun e mëposhtëm.

https://www.cnbc.com/…/we-have-trustful-relationships-with-…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme