Haradinaj në nisjen e “Javës për Personat e Pagjetur” zotohet për zbardhjen e fatit të tyre

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 09:34 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me ministriat e kabinetit të tij ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”.

Me këtë rast, Haradinaj tha se duhet të jenë bashkë për tu përballur me këtë temë, e cila sipas tij është më e dhimbshmja që ka Kosova.

Haradinaj ka deklaruar se dita e sotme i rëndon dhe kjo javë kujton dhimbjen dhe vuajtjen e populli të Kosovës.

“Sot jemi në një ditë që na rëndon, edhe java  na sjellë në kujtesë vuajtjen e dhimbjen. Ju uroj të keni forcën, kurajon dhe të shohin përpara. Të jemi bashkë dhe ti dalim përballë kësaj tema më e dhimbshme që ka kosova, plaga e luftës”, tha shkurtimisht Haradinaj.

Përfaqësuesi i familjeve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini, ka kërkuar nga kryeministri tu bëjë presion ndërkombëtareve, në mënyrë që keta të fundit t’i bëjnë presion Serbisë për t’i kthyer trupat e familjareve të tyre.

“Tash keni ardhur ne pozitë me na ndihmu atë qe po e kërkojmë, çka është ajo? Ajo është presion të ketë vëllezërit ndërkombëtar ti bëjnë presion Serbisë sepse ata e dijne për secilën pjesë të trupit ose të gjallë ose të dekun të na i kthejnë. Te gjithë i respektoj, por Enver Hoxhaj i cili i pari e ka bërë një hap, le ta bëjë atë hap, e kisha lutur të mos ndalet deri në senatin amerikan të cilin vec e ka futut në planprogram”, është shprehur Qerkini.

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.

Nën patronatin e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, bëhet shënimi i “Javës për Personat e Pagjetur” në vigjilje të shënimit të 27 prillit – ditës së të pagjeturve të Kosovës.

Agjendën e Qeverisë për këtë ngjarje:

Më 23 prill 2018, ora 09:00, do të fillojnë aktivitet me vendosjen e luleve të përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës);

Më 24 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Obiliqit;

Më 25 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Vushtrrisë ;

Më 26 prill 2018, do të realizohen aktivitete lokale në nderim dhe përkujtim te të gjithë personave të zhdukur dhe të rënëve për lirinë e vendit;

Më 27 prill 2018, duke filluar nga ora 12:00, mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës.

Të ngjashme