Haradinaj në Pejë dhe Gjakovë për homazhe

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë ditës do të shkojë në Pejë dhe Gjakovë.

Ai fillimisht në ora 10:00 do të bëjë homazhe te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj në fshatin Raushiq të Pejës.

Ndërsa, homazhe do të bëjë edhe në Gjakovë.

Sipas agjendës, Haradinaj do të bëjë homazhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme