Haradinaj në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Në vitin 1878 u vendosën bazat e Shqipërisë dhe Kosovës së pavarur

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 142 vjet që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kur ishin bashkuar dhe organizuar vilajetet shqiptare të Ballkanit, për të ruajtur tokat shqiptare dhe për të mbrojtur interesin kombëtar.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një shënim në Facebook, ka thënë se kjo është njëra prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e shqiptarëve.

“Nderim në përvjetorin e njërës prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e shqiptarëve. Në ditën e sotme të vitit 1878, është krijuar organizimi i parë politik i vilajeteve shqiptare në Ballkan, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë në 10 qershor 1987 janë vendosur bazat e Shqipërisë dhe Kosovës së pavarur.

“Në këtë ditë janë vendosur bazat e Shqipërisë së pavarur e cila kulmoi me 28 Nëntor 1912 e që më e plotë u bë me 17 shkurt 2008!”, ka shkruar ai në fund.

Të ngjashme