Haradinaj në Pestovë, i kërkohet ta bëjë sigurimin e prodhimeve bujqësore nga fatkeqësitë

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me bizneset e Vushtrrisë.

Haradinaj i premtoi bizneseve heqjen e taksës në lëndë të parë, kërkesë kjo edhe e bizneseve, raporton Ekonomia Online.

“Ne i morëm kërkesat e sipërmarrësve, i falënderojmë ata, janë disa porosi, një është që është rritë prodhimi, pra dëshmohet edhe vetë, për me avansu dhe me qenë konkurrent me rajonin, pra lirimi prej taksës të derivateve për bujqësi është e nevojshme, do të  punojmë në këtë drejtim, por edhe sigurimi i kulturave bujqësore është me interes”, tha Haradinaj.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se Vushtrria e ka një komunitet të biznesit shumë të shëndetshëm që krijojnë vende të reja të punës.

“Vërtetë Vushtrria e ka një komunitet të biznesit shumë të shëndetshëm që krijojnë vende të reja të punës. Shpresojmë që në një bashkëpunim në nivel qendror përtej linjave partiake të arrijmë të përkrahim biznesin”, tha Tahiri.

E, pronari i kompanisë “Pestova”, Bedri Kasumi, kërkoi nga Haradinaj t’iu mundësohet sigurimi i kulturave bujqësore nga fatkeqësitë elementare.

“Falënderoj kryeministrin qe ka ardhë me vizitu Vushtrrinë dhe bizneset që janë këtu të lëmive të ndryshme kryesisht prodhuese për tu njohur me të arriturat, sfidat, por edhe kërkesat që i kemi prej Qeverisë për të ardhmen.  Është punu shumë në këtë drejtim, heqja e taksës në lëndë të parë e ka bërë të vetën. Ka qenë një bashkëpunim i mirë në mes institucioneve vendore, prodhuesve, fermerëve dhe Qeverisë lokale, mirëpo kam dy kërkesa, një që të mundësohet sigurimi i kulturave bujqësore nga fatkeqësitë elementare dhe dy mundësisht akciza në naftë për bujqësi të hiqet sa më shpejtë sepse vërtetë është diçka që e rritë koston e prodhimit bujqësor, patatja qëndron mirë”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme