Haradinaj në Prishtinë: Thirrja për ekstradim, ishte thirrje për luftë

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 20:36 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën brohoritje të shumta nga mijëra të pranishëm është pritur Ramush Haradinaj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë edhe njëherë se thirrja për ekstradimin e tij në Serbi, ishte thirrje për luftë, raporton Ekonomia Online.

Andaj tha se vendeve si Serbia duhet treguar vendin.

“Ideja që unë me u ekstradua në Serbi ishte ftesë për luftë. Këta njerëz që janë në pushtet në Serbi sot, kanë dashur të na vrasin në vitin ’99. Nëse dikush ka harruar në Evropë, janë disa që nuk kanë me harrua kurrë se për këtë tokë është derdh gjak. Shqiptarët janë popull i paqes dhe liridashës, por ne nuk harrojmë. Ne duhet t’ia tregojmë vendin Serbisë, ashtu siç ia ka bërë Kroacia”, ka thënë ai.

“Dijeni, jemi populli më i vjetër jo veç në Ballkan, por ndër popujt më të vjetër në botë. Gjithë kohën kemi jetuar këtu, gjuhën ndër më të vjetër në botë, kujt tragjedi si kemi shkaktuar. Ne nuk po dom me i kthye 1 mijë vjet, por me të drejtë po u themi më nuk u japim, nuk merrni më nga shqiptarët. A e dini se unë kur them kufiri është në Çakorr e dini sa tokë veç këto 100 vjet i ka marrë Maqedonia, Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Pas përfundimit të fjalimit, janë hedhur fishekzjarre për të përfunduar edhe zyrtarisht pritja madhështore që u bë për nder të lirimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Colmarit në Francë, që u ndalua 4 muaj më parë me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.

Të ngjashme