Haradinaj: Ne shqiptarët jemi të pafuqishëm karshi dhimbjes së familjes Jashari

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 18:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një minutë heshtje në shenjë nderimi ndaj sakrificës së dhënë të dëshmorëve dhe komandantit legjendar, Adem Jashari, ka nisur Akademia Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se dhimbja dhe ndjenja për historinë e vitit 1999, i bën shqiptarët të pafuqishëm karshi dhimbjes së familjes Jashari.

“Është dita e dytë, i madh i vogël e qytetarë kemi ndjenjën jo vetëm të dhimbjes por edhe në ndjenjën e njerëzve që sado që bëjmë na duket pak e ndiejmë vetën të pafuqishëm për familjen Jashari. Shqiptarët në shekuj kanë bërë luftëra për liri shumë prej tyre kanë marrë përmasa të mëdha që kanë qenë me peshë mirëpo për fat ne jemi brezat e atyre që ishim bashkë dhe duke u shua një familje, e përjetuam gjithë populli jonë rezistencën dhe flijimin e kësaj familje dhe ishte e trishtueshme dhe e frikshme”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, historia e popullit shqiptar 20 vjet pas çlirimit bazohet në dy thënie të Rifat Jasharit.

“Kjo sakrificë e kreu një mision që ishte pritë gjatë që me i ndodhë shqiptarëve. Të gjithë jemi Adem Jashari, Drenicë e UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi kudo që kishte shqiptarë. Janë 21 vite nga ajo datë dhe shihne rrugën tonë deri ktu dy thënie e tregojnë ndjenjën tonë njëra e bacit Rifat i cili ka thënë që nuk po kom kohë me ndi dhimbjen pasi populli spo na len dhe një thënie tjetër dje ku në kazermën Adem Jashari parakaloi ushtria jonë një ushtri që është mandatuar nga të zgjedhurit e popullit e baca Rifat tha edhe një herë që kjo ditë e shpërblen sakrificën e popullit tonë në shekuj. Ne nuk do ta kemi të lehtë me ruajt respektin e kategorisë për liri por iu sigurojmë që nuk do ta humbin rrugën asnjëherë.”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa profesori universitar, Muhamet Mala, tha se Adem Jashari ishte bërthamë themelore e UÇK-së.

“Prekazi në mënyrën më besnike përcjelli amanetin e lirisë. Adem Jashari ka qenë dhe ka mbetur bërthamë themelore e UÇK-së. Adem Jashari dhe Familja e tij nuk janë rastësi në historinë tonë. Adem Jashari the çeta e tij ishin nisur për të bëtë luftë për liri pa qëllime karrieriste”, tha Mala.

Nasim Haradinaj, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, tha se asnjë vepër nuk mund të krahasohet me rënien e Adem Jasharit për liri, pasi sipas tij, ai u bë kushtrim i ngritjes së shqiptarëve.

“Duhet të jemi të kujdesshëm ta vlerësojmë gjakun e dëshmorëve pasi lavdia e kësaj luftë nuk do zbehet kurrë. Beteja e 5 6 7 marsit ishte betejë që përcaktoi të ardhmen e shqiptarëve për një jetë të re dhe të lirë. Një ditë që komandanti legjendar Adem Jashari me rënien e tij dhe familjes së tij e bëri realitet. Asnjë vepër nuk mund të krahasohet me rënien e tij për liri ky akt u bë kushtrim i ngritjes së shqiptarëve. Kosova u bë shtet si shkak i gjakut të derdhur brez pas brezi. Flijimi për liri i Adem Jasharit e mbylli një kapitull të dhimbshëm por e hapi një etapë të re”, tha Haradinaj.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, tha se vetëm duke qenë të bashkuar populli shqiptar mund ti arrijë qëllimet e tij.

“Sot kur kam udhëtuar të gjitha viset shqiptare kanë qenë në Prekaz. Shpresoj me gjet edhe gjuhën e përbashkët ta ruajmë shtetin tonë se vetëm të bashkuar dhe unik mund ti arrijmë qëllimet tona”, u shpreh Jashari, raporton Ekonomia Online.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Akademia Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 6, 2019

Të ngjashme