Haradinaj në zbulimin e Pllakës së Shtabit Lokal në Baran: Këtu u tregua heroizmi në dekada

Pejë | 27 Maj 2019 | 16:54 | Nga Nexhmije Hyseni

Është bërë Zbulimi i Pllakës së Shtabit Lokal në Baran të  Pejës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj i cili mori pjesë në zbulimin e kësaj pllake tha se kjo traditë është e lavdishme për shkak të përgatitjeve që janë bërë në kohë lufte. Ai tha se në këtë pjesë u tregua heroizmi i shprehur me dekada.

“Tradita për zbulimin e pllakave përkujtimore ku është bërë përgatitja e luftës, ku kanë ra dëshmorë është e lavdishme, është e pëlqyeshme prej krejt shteteve të civilizuara. Lugu i Baranit është me traditën e gjatë deri në liri, heroizëm i shprehur deri në dekada. Ne e dimë që jemi mbledh shtëpi për shtëpi në gjithë Lugun e  Baranit”, ka thënë Haradinaj, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme