Haradinaj nënshkruhet në “Librin e Zisë”, nderon dy oficerët shqiptarë

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj është nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke shprehu kështu ngushëllime për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptare në misionin në Letoni.

“Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë. Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse!”, shkruan ai në Facebook.

Të ngjashme