Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë, në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 09:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është nënshkruar në Librin e Zisë në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në rrjeti social Facebook ka shkruar se Kosova do ta kujtojë ish-presidentin francez Jacques Chirac si një mbështetës i pashoq.

“Kosova do të kujtojë gjithmonë ish-presidentin francez Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë”.

“Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”.

Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve nga ora 9:30 deri në orën 12:00.

Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac.

Chirack ishte president i Francës në vitin 1999, i cili përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serbe në Kosovë.

EkonomiaOnline

🔴LIVE – Ambasada e Francës hap librin e ngushëllimeve në nderim të Jacques Chirac, ish-president i Francës, i cili u nda nga jeta

Gepostet von EkonomiaOnline am Montag, 30. September 2019

Të ngjashme