Haradinaj nga Dragashi: Fushata “100% shtet”, do të realizohet edhe në veri

Dragash | 04 Sht 2019 | 12:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë pune në kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të mishit “Meka”, në komunën e Dragashit.

Fillimisht, Haradinaj u prit nga vëllezërit Burim Piraj dhe Ilir Piraj, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre, sfidat me të cilat përballen, dhe pa nga afër punën që bëhet në këtë kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit.

Haradinaj lavdëroi punën e madhe që bën familja Piraj. Ai tha se kjo kompani shquhet për produkte kualitative dhe tashmë e ka fituar besimin e qytetarëve dhe të tregjeve të jashtme.

“Nuk është e lehtë të punohet këtu ku jemi, me një lartësi mbidetare dhe me largësi nga zonat tjera të ekonomisë dhe industrisë, por këta e duan vendin e vet dhe kanë punësuar një numër të madh të punëtorëve, rreth 80 që punojnë në kompaninë “Meka”, e cila shquhet për produkte që janë vërtetë kualitative që kanë fituar besimin edhe të qytetarëve të vendit, por edhe të tregjeve të jashtme”.

“Për mu është një mundësi e mirë me pa prej afër punën e madhe që bënë kjo familje e vyeshme”.

Në pyetjen se a do të realizohet fushata 100% në të gjithë Kosovën, Haradinaj tha se tashmë veçse ka filluar operimi edhe në veri.

“Ne e kemi një organizatë politike në veri ku Aleanca operon dhe në Leposaviq. Kemi një takim me kolegët tanë të Mitrovicës dhe të rajonit për të bërë fushatë. Nuk dihet se a do të shkojmë  dhe a do të na premton koha për të bërë fushat tek serbët në Veri”, tha kreu i AAK-së.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, tha se vizita e kryeministrit dëshmon që ai ka interesim për prodhuesit vendor dhe për punësimin.

“E falënderoj shumë Kryeministrin për vizitën që e ka bërë sot në fabrikën tonë. Ne i prezantuam të gjithë të arriturat tona dhe të gjithë problemet dhe planin zhvillimor  që do ta kemi në të ardhmen. Mendoj se ne me një bashkëpunim më të madh me institucionet tona do të kemi një mundësi zhvillimore edhe më të madhe jo vetëm për kompaninë tonë por edhe për ekonomin vendore. Me vetë faktin që Kryeministri ka gjet kohë të vijë sot këtu shihet qartë se ka një interesim për prodhuesit vendor dhe për prodhimin vendor dhe për punësimin në përgjegjësi”, tha ai.

Të ngjashme