Haradinaj nga Obiliqi: Me Serbinë flasim, por jo për statusin e territorin

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 17:03 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova ka nevojë të avancojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, Serbinë, por pa përmendur status e teritor.

I pari i Qeverisë pohon se Kosova ka një marrëveshje për integrimin e menaxhuar të kufirit dhe se kufiri me Serbinë nuk paraqet problem.

“Ne na duhet me avancua, me zgjidh problemet  Kosovë – Serbi po kjo marrëdhënie nuk është me zgjidh statusin as territorin, se në flamur e shihni hartën na e kemi zgjedh. Ne kemi marrëveshje për integrim të menaxhuar jo vetëm që s’kemi problem me kufirin me Serbinë, por kemi marrëdhënie të avancuar. Ka mbet me vendos a duam me u njohë a jo me vendos marrëdhënie tregtare”, tha ai.

Haradinaj më tutje tha se për të arritur këtë, duhet të punojnë së bashku me një agjendë të përbashkët.

“Ne po kërkojmë me ec përpara me marr bashkë me ditë çka kemi me fol. Është me rëndësi me i zgjidh këto se po dom me ec përpara në një Qeveri e bazuar në ligj. Këto ditë jemi na përvjetorë të çlirimit e uroj gjithë Kosovën. Të parën ngjarje e kemi në Obiliq sepse jeni shumë meritore.

Këto komente Haradinaj I beri me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Obliqit, me ç’rast u përurua edhe Shtëpia e Kulturës në këtë qytet.

Të ngjashme