Haradinaj nga Reçaku: Përpjekjet e Serbisë për ta mohuar këtë krim janë të kota

Reçak | 15 Jan 2020 | 10:16 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i AAK-së i përbërë nga deputetë dhe kryetarë komunash ka bërë homazhe ne Reçak, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Daut Haradinaj tha se kjo masakër vuri themelet e lirisë se Kosovës pasi që ndërgjegjësoi botën mbarë për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai tha se përpjekjet e Serbisë për të mohuar këtë krim janë të kota.

Haradinaj ftoi mohuesit e kësaj masakre që të shikojnë argumentet dhe të binden për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës së pafajshme.

Ndërsa shtoi se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Të ngjashme