Haradinaj ngushëllon familjen e infermieres nga Juniku

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar me anë të një postimi se ka ndërruar jetë infermierja nga Juniku që jetën e saj ia kishte kushtuar të sëmurëve, Merita Gacaferri – Lokaj.

Haradinaj ka shkruar se shkaku i vdekjes së Gacaferri – Lokajt, ishte një sëmundje prej të cilës vuante një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.

“Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë Merita Gacaferri – Lokaj. Merita ishte një infermiere e zonja dhe respektuar, që jetën e saj ia kushtoi kujdesit për të sëmurët. Fatkeqësisht, ajo humbi betejën e gjatë me sëmundjen”.

“Ngushëllimet e mia për bashkëshortin Bashkimin dhe mbarë familjet Lokaj nga Sllupi dhe Gacaferri nga Juniku, si dhe të gjithë atyre që e njohën Meritën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme