Haradinaj ngushëllon familjen Lladrovci: Pusho e qetë bashkë me Fehmiun

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Lladrovci për humbjen e jetës së nënës së heroit, Fehmi Lladrovcit.

Haradinaj të ndjerën Shefkie e ka vlerësuar si një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, duke i mësuar ata që të sakrifikohen për Atdhe.

Ish-kryeministri tha se Shefkia ia fali Kosovës Fehmiun, një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për kalimin në amshim të Shefkie Lladrovcit, Nënës së Heroit të Kombit, Fehmi Lladrovci. Nëna Shefkie ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, duke i mësuar ata që të sakrifikohen për Atdhe. Ajo ia fali Kosovës Fehmiun, një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së.

Pusho e qetë bashkë me Fehmiun, Nëna Shefkie!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme