Haradinaj ngushëllon pas vdekjes se Profesorit Zejnullah Gruda

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Prof. Zejnullah Grudës.

Haradinaj kujton se Gruda i shërbeu Atdheut me devotshmëri duke edukuar breza të tërë.

Ai tha se Gruda do të mbahet mend për mprehtësinë e mendjes, urtësinë dhe guximin intelektual.

Haradinaj tha se ai bashkëndjen më familjen Gruda, studentët e tij dhe gjithë ata që e njohën.

‘Pusho në paqe Profesor’, shkroi në fund Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme