Haradinaj ngushëllon Smajl Latifin, për vdekjen e vëllait të tij

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur ngushëllime kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, për vdekjen e vëllait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit. Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj”, ka shkruar Haradinaj.

Vëllai i Latifit, Ademi, ishte i prekur me COVID-19.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit. Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 1. August 2020

Të ngjashme