Haradinaj pas aktakuzës ndaj Thaçit: Duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas konfirmimit të akaktuzës së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka lëshuar një reagim.

Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit përgjatë përballjeve të këtyre dy akterëve politik me drejtësinë ndërkombëtare.

“Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë”, ka thënë ai.

Ai ka besuar në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se Kosova do dalë faqebardhë në këtë sfidë.

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme, iu janë konfirmuar aktakuzat nga Gjykata Speciale ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli. Këta të fundit po akuzohen për krime lufte, sipas Prokurorisë Speciale

Të ngjashme