Haradinaj për Masakrën e Srebrenicës: Fatkeqësi që kriminelët serb nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës.

Haradinaj ka thënë se 26 vjet më parë, rreth 8372 boshnjakë u vranë mizorisht në Srebrenicë nga aparatura fashiste e serbëve.

Ai tha se gjenocidi në Srebrenicë është histori e cila nuk duhet përsëritur kurrë.

Më tëj Haradinaj theksoi se është fatkeqësi që edhe pas dy dekadash, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre më Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot 26 vjet më parë, rreth 8372 boshnjakë u vranë mizorisht në Srebrenicë nga aparatura fashiste e shtetit serb. Gjenocidi në Srebrenicë, është historia që nuk duhet të përsëritet kurrë!

Është fatkeqësi që edhe pas dy dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Të ngjashme