Haradinaj për “Ditën e Veteranit”: Duhet të jemi të bashkuar

Prishtinë | 30 Dhj 2017 | 11:43 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar veteranët e Luftës Çlirimtare për ditën e tyre, 30 dhjetorin.

“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Ato janë ditët e lavdisë, që i kujtojmë gjithmonë, e në atë frymë, po ndërtojmë edhe paqen. Sot, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ju uroj Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, ku përkujtojmë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave. Kujtojmë shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në mesazhin e tij.

“Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj. Urime 30 Dhjetori – Dita e Veteranit!”, ka thënë tutje Haradinaj.

Haradinaj nuk ka përmendur në këtë letër çështjen e shumëpërfolur kohëve të fundit atë të fryrjes së listës së veteranëve. Shumë debat është bërë rreth manipulimit me lista, derisa prokuroria është duke hetuar nëse ka pasur abuzim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme