Haradinaj nga Prizreni kërkon ndihmën e shtetit për ekonominë: Është koha për vendime të guximshme

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shkuar në Prizren për iftar ku është pritur nga Varis Xhejalni, kryetar i shoqatës “Esnaf”.

Haradinaj tha se me të parin e shoqatës “Esnaf”, kanë biseduar lidhur me pasojat që janë shkaktuar nga pandemia, sidomos për për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët.

Tutje ka shtuar se Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës.

Postimi i plot:

Në Prizrenin e bukur, sonte na bashkoi miku im Varis Xhejlani. Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull e iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete.

Paraprakisht, kam vizituar biznesin e Jahja dhe Besfort Brikës dhe kam shprehur edhe njëherë përkrahjen time për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë.

Gjithashtu, me Varisin i cili kryeson Shoqatën “Esnaf”, shkëmbyem mendime për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, sidomos për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët. Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë. Është koha për vendime të guximshme që të ndalohen pasojat afatgjate të krizës ekonomike. Varisin e falënderoj për mikpritjen, e besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar!RH

Të ngjashme