Haradinaj për Sassolin: Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kontributi i Sassolit do të vlerësohet gjithmonë.

“Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ngushëllimet e mia për familjen, kolegët dhe miqtë. Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme