Haradinaj për vdekjen e McCain: Amerika humbi heroin, kurse Kosova mikun e çmuar

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 09:40 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se senatori John McCain, tanimë i ndjerë, ishte një fitues në luftë dhe në paqe, si dhe një luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq.

“Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.

Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq.
Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.

Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit dhe qytetarëve…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, August 26, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme