Haradinaj përkujton 22-vjetorin e Betejës së Markalleshëve të Vraniqit

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka përkujtuar 22-vjetorin e Betejës së Markalleshëve të Vraniqit, ku shkruan se në atë pasdite gushti, armiku hasi në rezistencë të paparë.

Haradinaj në rrjetin social Facebook tregon se në këtë betejë luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq.

” Sot, kujtojmë 22-vjetorin e Betejës së Markalleshëve të Vraniqit. Atë pasdite gushti, armiku hasi në rezistencë të paparë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq. Heroikisht ranë Mark dhe Kolë Lleshi, rrugën e të cilëve e ndjekën bijtë e kësaj familjeje të madhe, Prendi e Mema.
Populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë. Ata hodhën themelet e këtij shteti, e ne vazhdojmë ndërtimin e tij, të frymëzuar nga trimëria e përkushtimi i tyre. Lavdi e përjetshme”, ka thënë ai.

Sot, kujtojmë 22-vjetorin e Betejës së Markalleshëve të Vraniqit. Atë pasdite gushti, armiku hasi në rezistencë të…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Freitag, 7. August 2020

Të ngjashme