Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në datën e lindjes së tij

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 14:13 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në datën e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facbeook, Haradinaj ka thënë se kjo datë lidhet me kujtimin e përjetshëm për të, njeri i cili ishte i penës e pushkës dhe që vulosi një epokë, duke fuqizuar shpirtin kolektiv të shqiptarit.

Ky është postimi i tij:

Tre maji lidhet me kujtimin e përjetshëm për Agim Ramadanin, njeriun e penës e pushkës që vulosi një epokë, duke fuqizuar shpirtin kolektiv të shqiptarit.

Agimi është me ne edhe në këtë datë të lindjes së tij, siç ishte me ne edhe në datat më të rëndësishme historike të vendit.

E nderuar familje e Agimit, jini krenar, sepse ai dhe trimat tjerë, i dhanë lavdi kësaj toke.

Do ta kujtojmë gjithmonë tre majin, sepse Agimi ka vetëm ditëlindje!

Lavdi!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme