Haradinaj përkujton bashkëluftëtarin: Adrian Krasniqi, udhërrëfyes i brezave për dashurinë ndaj Atdheut

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar në 23-vjetorin e rënies bashkëluftëtarin e tij në rrugën e lirisë, Adrian Krasniqin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai është udhërrëfyes i brezave për vlerën që ka liria.

“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Sot ai është udhërrëfyes i brezave, se sa vlerë ka liria, e sa e madhe është dashuria për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme