Haradinaj: Përulemi para veprës së gjithë dëshmorëve e martirëve që u flijuan për liri

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 10:29 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot martirët e fshatrave Beleg dhe Irzniq të Komunës së Deçanit, në 19 vjetorin e masakrës.

Kryeministri Haradinaj, tha se masakra në Beleg, por edhe rënia heroike e dëshmorëve të Kosovës të rënë në fshatin Irzniq si dhe të rënët në përballje me pushtuesin në Betejën e Shishmanit të Bokës, janë dëshmi e përpjekjes për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Kujtojmë sot martirët e Belegut dhe Irzniqit, të cilët u vranë dhe u masakruan 19 vjet më parë, 33 prej të cilëve ende janë të pagjetur. Poashtu, me krenari përulemi para aktit heroik të dëshmorëve të Kosovës të rënë në përballje me pushtuesin në Betejën e Shishmanit të Bokës. Përulemi para veprës të të gjithë dëshmorëve e martirëve, që u flijuan për lirinë e Kosovës. Lavdi!”, tha kryeministri Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme