Haradinaj: Po i dëmtojmë banorët e prekur nga tërmeti që po i sjellim këtu, Shqipëria nuk është në luftë!

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë, qindra familje shqiptare, banorë të prekur nga tërmeti i së martës po vazhdojnë të qëndrojnë në qytete të ndryshme të vendit tonë.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në Info Magazine, ka thënë se Kosova si me institucione ashtu edhe populli ynë është mobilizuar me popullin shqiptar, por me situata të tilla duhet pasur kujdes, sidomos me strehim e banorëve të prekur nga tragjedia që janë sjellë me autobusa.

“Ka kontribut vullnetar, këto janë detyra shtetërore, nacionale, por për disa tema duhet të drejtohen tek qeveria tek zyra jonë. S’ka dilemë që qytetarët, institucionet e Kosovës dhe të gjithë kemi qenë të tronditur si me na ndodhë neve në shtëpinë tonë. Falenderim i madh shkon për FSK-në, Policinë e Kosovës, njësitet e tjera, por duhet të evitojmë situata kaotike dhe improvizuese, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish. Shteti shqiptar duhet të vlerësojë se cilët persona s’kanë mundësi t’i akomodojnë. Kur ne kemi ik atje gjatë luftës e kemi bërë se ka qenë në rrezik e gjithë Kosova, derisa atje nuk është luftë, por disa zona janë prek nga tërmeti”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme