Haradinaj pret deputetin Hoxha dhe zëvendësministrin Balje, flasin për hapjen e pikëkalimit në Restelicë

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha dhe zëvendësministrin, Hamza Balje.

“Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, prita sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët biseduam për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë!”.

Të ngjashme