Haradinaj pret në zyrë ambasadorin e ri të Turqisë, Sakar

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

“Për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e ekonomisë, prita në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e falënderova për mbështetjen e shtetit turk në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme