Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 11:35 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka, të prirë nga Craig Albert, President për Infrastrukturë dhe Mehmet Tara, President i Enka-s, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar.

Kryeministri Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme.

Kryeministri i Republikës tha se Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme