Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo – Kosovare

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo-Kosovare, Anil Mishra, përfaqësues i komunitetit të biznesit indian dhe Valdet Xhemajli, kryetar i Odës Ekonomike Indo –  Kosovare, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo –  Kosovare, për prioritet e Qeverisë së Kosovës, hapat e ndërmarrë në krijimin e lehtësirave për bizneset që investojnë në Kosovë, përmes legjislacionit, krijimit të zonave të lira ekonomike, dhe për Ligjin për Investime Strategjike i cili krijon kushte të përshtatshme për investitorët e huaj potencialë.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës mirëpret investimet e huaja të cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke mirëpritur investimet nga India, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e investitorëve, sipërmarrësve, dhe sektorit privat në përgjithësi.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo –  Kosovare, Anil Mishra, përfaqësues i komunitetit të biznesit indian dhe Valdet Xhemajli, kryetar i Odës Ekonomike Indo – Kosovare, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe e njoftuan për aktivitetet e tyre, duke thënë se kjo Odë do të jetë urë lidhëse ndërmjet bizneseve indiane dhe atyre kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme