Haradinaj pro miratimit të Projekt-Rezolutës për dialogun

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 15:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pro mbajtjes së seancës për miratimin e Projekt-Rezolutës për dialogu ndërsa ka shtuar se qeveria do të pajisë me materien e nevojshme të gjithë ata që ulen para Serbisë për dialog.

“Një gjë mund t’iu garantoj se kushdo që e përfaqëson Kosovën, kushdo që ulet përballë palës serbe ne do ti pajisim ata me materien e nevojshme. Ne kemi avancu në materie, presidentin, delegacionin. Ne veç kem punuar në këtë drejtim. Edhe një aspekt është i rëndësishëm, do jemi transparentë para parlamentit në tërësi, e kemi ftuar kryetarin e kuvendit në qeveri ku në rend ditë është dialogu. Do ti ftojmë partitë politike të përfshihen”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se me Serbinë do të nënshkruhet një kontratë për tregti të lirë.

“Ne e keni bë taksën, por duhet të nënshkruajmë një kontratë për tregti të lirë. Ne kemi qenë shumë të hapur ndërsa Serbia ka vënë me dhjetëra masa tarifore, këto mund ti bëjë vetëm ekzekutivi, qeveria. Mirë është të veprojmë mos të presim se Serbia po krijon avantazhe, sepse Serbia po e paraqet Kosovën si të painteresume për dialog,  abuzon me vendime tona, si atë të ushtrisë, si me taksë. Nuk investon për dialog Serbia, por vetëm me i kry punët pa tavolinë”, tha ai.

 

 

Të ngjashme