Haradinaj publikon pamje nga momenti kur familja Shala nga Rahoveci e fal gjakun e babait

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka publikuar momentin kur familja Shala nga Zaqishta e fal gjakun e babait të tyre.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe kryetari i kësaj komune Smajl Latifi si dhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj.

“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës. Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë!”.

Të ngjashme