Haradinaj: Qeveria t’i qaset me seriozitet vreshtarëve të Rahovecit

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se shpreson që Ministria e Bujqësisë do t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe qumështarëve të Komunës së Rahovecit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vreshtarët e Rahovecit vazhdojnë të përballen me probleme të shumta.

“Po shpresoj që Ministria e Bujqësisë do t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe venarëve të Rahovecit pasi po vazhdojnë të kenë probleme të shumta me shitjen e rrushit dhe venarët me pranimin e tij”.

Ai ka thënë se deputetët e AAK-së do ta mbështesin ministrin e Bujqësisë për të gjetë zgjidhje për venarët dhe qumështarëve të kësaj komune.

“Ministri Mustafa do ta ketë mbështetjen e Grupit tonë Parlamentar dhe besoj të të gjithë deputetëve të Parlamentit që të gjejë zgjidhje për këtë rast, sikurse edhe për rastin e qumështarëve që po përballen me shumë vështirësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme