Haradinaj: Radio Kosova e Lirë ishte zëri i luftës për liri

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot fillimin e transmetimit të Radio Kosova e Lirë, 21 vjet më parë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj shprehu se Radio Kosova e Lirë u bë zëri i luftës për liri.

“21 vite më parë, filloi transmetimin Radio Kosova e Lirë. Ajo u bë zëri i luftës për liri, lajmëtare e fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në nderim të të gjithë atyre që mbajtën gjallë radion, në veçanti të Dëshmorëve që ranë në mbrojtje të saj, përulemi me respekt për sakrificën e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme