Haradinaj: Rruga e Tre Heronjve të vazhdojë deri në Jarinje

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 10:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte pjesë e ceremonisë së sotme të inaugurimit të nisjes së punimeve të rrugës nacionale M2, Milloshevë – Mitrovicë.

Nisja e punimeve u bë në fshatin Gojbule, ndërsa Kryeministri Haradinaj përshëndeti këto punime.

Me rastin e nisjes së ndërtimit të kësaj rruge, i pari i Qeverisë së Kosovës mbajti dhe një fjalim ndërsa theksoi se kjo rrugë nacionale duhet të vazhdojë deri në kufirin e Jarinjes.

“Edhe një hap afër përmbylljes së infrastrukturës rrugore në Kosovë. Rruga nacionale Milloshevë–Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane”.

“Ky lajm i mirë për ekonominë e vendit, po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës. Zotimi ynë për gjenerim të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë, po merr kahjen e duhur dhe po ndjehet nga qytetarët në çdo segment të jetës”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se konstruksioni financiar i kësaj rruge është i sigurt deri në Mitrovicë, por qëllimi është që kjo të vazhdojë deri në kufi të Kosovës me qëllim që të lidhet me korridoret tjera.

Nga ana tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky segment rrugor do të hapë rrugë për zhvillim ekonomik dhe bujqësor.

Autorruga Prishtinë-Mitrovicë do të mbajë emrat e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore e Republikës së Kosovës dhe është pjesë e drejtimit rrugor në kuadër të rrjetit bazik të transportit të Evropës Juglindore. Investimet kapin vlerën 2 milionë euro për 5 kilometra. Rruga do t’i ketë edhe dy pjesë tjera.

Të ngjashme