Haradinaj së bashku me ministrat i shkojnë për ngushëllime Nexhat Dacit

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar mëngjesin e së martës në vizitë ngushëllimi në familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Përmes disa fotografive që Haradinaj ka publikuar në Facebook, i pari i ekzekutivit shihet së bashku me ministrat në vizitë në familjen e akademikut Nexhat Daci.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar kryeministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme