Haradinaj: SHBA-të janë aleati ynë kryesor

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik.

“Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë. Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat“, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme