Haradinaj shpjegon pse Kosova sot shënon Ditën e Europës

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova sot shënon Ditën e Europës për shkak se është pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane.

Ai ka shtuar se qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë.

“Më shumë Europë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim”.

“Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë”.

“Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme