Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit të gazetarëve për vdekjen e gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani-Bllaca.

Pikëllues lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Ardita Sylejmani-Bllaca, gazetare e RTK-së. Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ardita ishte nënë e tre fëmijëve dhe ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme