Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Bedri Rexhaj

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e zyrtarit policor të Kosovës, Bedri Rexhaj.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!”.

Të ngjashme