Haradinaj: Skënder Çeku ishte aty ku e kërkoi atdheu

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Skënder Çeku, në 22 vjetorin e rënies heroike.

Ish kryeministri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në të gjitha fazat e organizimit për liri, Skënder Çeku ishte aty.

“Hero i Kosovës Skender Çeku, në të gjitha fazat e organizimit për liri, ishte aty ku e kërkoi Atdheu. Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i tij gërshetonte të gjitha tiparet e burrit dhe luftëtarit shqiptar. Rënia e tij, ishte humbje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por trimat e lirisë, e nderuan emrin e Gjeneral Skenderit, me beteja deri në çlirim. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme