Haradinaj: S’lejojmë ndarjen e shqiptarëve, rënia e Luanit për kufirin është dëshmi

Gllogjan | 06 Maj 2019 | 11:56 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, marrë pjesë në shënimin e 22-vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit fillimisht ka bërë homazhe te shtatorja e heroit në Deçan, për të vazhduar më pas me homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Kreu i ekzekutivit për vëllanë e tij, Luanin, tha se është ndër brezat e fundit të luftëtarëve të shumtë që ka pasur kombi.

Sipas tij, rënia e tij në këtë kufi është porosi që nuk do të lejojmë ndarje mes shqiptarëve.

“Vepra e tij ka qenë frymëzim për plot breza tjerë sepse brezat para nesh na kanë sjellë neve. Breza ndër breza kemi ardhur edhe deri të brezi i fundit të UÇK-së, Luani është prej të parëve të këtij brezi. Ai ka pasë nderin që të jetë bashkëluftëtarë me shumë prej atyre që janë këtu dhe atyre që kanë rënë”.

“Luani ka rënë më 6 maj të vitit 1997 dhe mund të them se kufirin shqiptaro-shqiptar në bindje dhe zemër nuk e kemi pranuar asnjëherë. Nuk kemi pranuar të na ndajnë, por ndër të parët që e ka refuzuar këtë ishte Luani”.

“Ai e ka kaluar nëpër të sikur në tokën e tij dhe jo si prej tjetrës në të vetën. Ai nuk e ka përfill këtë ndarje dhe nuk ka menduar se po kalon nga një shtet në tjetrin. Rënia e tij në këtë kufi është porosi që nuk do të lejojmë ndarje mes shqiptarëve”.

“Fjala ‘i pathyeshëm’ rrallë mund të përdoret, por që kur e kam njohur edhe pse kam qenë fëmijë Ismail Haradinaj ka qenë i pathyeshëm. Pra, nëse mund t’ia atribuojë dikujt pathyeshmërinë në bindje dhe në ideale të kombit, atëherë mendoj që të gjithë pajtohemi, të gjithë ata që kanë pasë rastin ta njohin, pajtohemi që ai ka qenë i tillë”.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj tha se Familja Haradinaj është qendrës e hekurt që u kthye në model për të gjithë.

“Si popull në këto troje të ardhur nga një e kërkuar plotë sakrificë. Historia e përgjakshme, por të lavdishme si çdoherë ne rrugëtimin tonë të vështirë deri të liria që sot e gëzojmë, e tillë është familje e madhe Haradinaj familje emblemë”.

“E kujtojmë në 10 vjetorin baca Smajl do të kujtohet gjithmonë për një qëndresë të hekurt, sakrificë familjare që u kthye në model për qindra e mijëra qytetarë e luftëtar lirie”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Posted by EkonomiaOnline on Monday, May 6, 2019

Të ngjashme