Haradinaj-Stublla bëri homazhe në Reçak: Vendosja e drejtësisë është nderimi i vërtetë

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë homazhe në Reçak, për të kujtuar viktimat e masakrës së 15 janarit 1999, të kryer nga forcat policore e ushtarake të Serbisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Masakra e Reçakut tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, dhe se ajo nuk do të jetë e qetë asnjëherë derisa të mos vendoset drejtësia dhe kryesit e krimeve të marrin dënimin e merituar.

“Njëzetedy vite më parë, Reçaku, një fshat i heshtur në zemër të Kosovës, tronditi ndërgjegjen botërore karshi krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb, në krye me Millosheviqin, po kryente në Kosovë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Ajo kujtoi mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999, duke thënë se Kosova dhe bota e mbarë u zgjuan me lajmin e tmerrshëm për vrasjen e 45 civilëve të pafajshëm nga forcat serbe, trupat e pajetë të të cilëve ishin lënë në një rrugë të ngushtë malore jo më larg se 500 metra mbi fshat, krim që e denoncoi para botës Heroi i Reçakut, z.William Woker.

“Në përvjetorin e kësaj masakre, nderuam sakrificën sublime të 45 viktimave, e cila i garanton këtij fshati kapitullin e vet të historisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme