Haradinaj-Stublla bisedon me Dakën për vendimi se mërgimtarët s’do të lejohen të votojnë me postë nëse nuk lajmërohen në telefon

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka biseduar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, pas shqetësimeve të ngritura nga diaspora për vendimin se nuk do të lejohen të votojnë mërgimtarët me postë, në rast se nuk lajmërohen në telefon.

“Biseduam për vendimin e fundit të nxjerrë nga KQZ-ja për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim të Votuesve jashtë Kosovës, i cili sipas znj. Daka, është një veprim që është ndërmarrë për të evituar keqpërdorimet e mundshme të votimit nga jashtë”, ka thënë Haranidja-Stublla.

Ajo ka vënë në dukje se Kryetarja Daka e ka informuar se vendimi është marrë unanimisht nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, duke dëshmuar gatishmërinë e të gjithë spektrit politik për zgjedhje demokratike e me standarde të larta e gjithëpërfshirëse.

“Shfrytëzova rastin për të falënderuar Kryetaren Daka dhe KQZ-në për angazhimin e tyre intensiv për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit”, ka thënë tutje ajo në një postim në Facebook.

Ministrja e Jashtme ka theksuar se kryetarja e KQZ-së, gjithashtu e ka siguruar se e drejta kushtetuese nuk do t’i mohohet askujt nga diaspora jonë dhe se procedura shtesë e verifikimit do të bëhet me qëllim evitimin e praktikave të dëmshme të dëshmuara në proceset zgjedhore të kaluara, që kanë sjellë ankesa mbi votat e ardhura me vonesë, duke vonuar certifikimin e rezultatit përfundimtar.

“Diaspora është pasuri dhe vlerë e shtuar e Kosovës dhe gjithmonë do ta ketë përkrahjen dhe vëmendjen tonë të pandërprerë”, mbyllë postimin e saj Haradinaj Stublla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme