Haradinaj: Synimi jonë është e ardhmja euro-atlantike

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 14:08 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka uruar qytetarëve festën e 28 Nëntorit, ai ka thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbjen e kombit tonë dhe se kjo është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se 28 Nëntori është ditë e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar.

“Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë. 28 Nëntori i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Kjo ditë na jep nder e na bën krenar!”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme